Belinda Balluku grup i strukturuar kriminal, SPAK ndryshim akuzash për vartësen e Ramës, zv/kryeministrja rrezikon…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të plasë “bombën” ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke kaluar nga akuza e thjeshtë për shkelje të barazisë në tenderë, drejt dyshimeve për veprimtari të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, çka do të rëndojë ndjeshëm pozitën penale të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Më 20 nëntor 2025, SPAK e mori Ballukun të pandehur për shkelje të barazisë në tenderë lidhur me Tunelin e Llogarasë, duke e pezulluar nga detyra. Sipas nenit 258 të Kodit Penal, kjo vepër penale parashikon dënim deri në 3 vjet burg, ndërsa në rastet me pasoja të rënda financiare, dënimi mund të shkojë deri në 5 vjet. Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme hetimore kanë ndryshuar rrënjësisht situatën. Më 16 dhjetor, SPAK i kërkoi Kuvendit...
Burimi:
sot.com.al