Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, ka komentuar mbledhjen e mbajtur këtë të hënë të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën anëtarët e PD kanë dalë me deklarata të kundërta me palën socialiste. Sipas Këlliçit, pritet që brenda dy ditëve të ardhshme Edi Rama të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të PS, për të finalizuar disa ndryshime në qeveri. “Bazuar në informacionet informale deri tani, vjen një informacion që brenda dy ditësh kryeministri mund të thërrasë Asamblenë e PS për të bërë një makiazh në qeveri njësoj si në vitin 2017 me Saimir Tahirin, që e dinte se do të goditej si trafikant droge, së bashku me të hoqi 4-5 ministra të tjerë”, tha ai.