Bejko: 8 Janari, njollë turpi për Berishën! E ka kthyer PD-në në strehë për të mbrojtur familjen e tij

Bejko: 8 Janari, njollë turpi për Berishën! E ka kthyer PD-në në strehë për të mbrojtur familjen e tij

Analisti politik Roland Bejko ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar 8 Janarin si një “njollë turpi” për PD-në dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se Berisha është përgjegjësi kryesor për ndarjen e demokratëve dhe rrudhjen e vazhdueshme të partisë gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se PD është shndërruar në një forcë politike pa ide dhe vizion. Sipas tij, rikthimi i Berishës në PD u bë në mënyrë të dhunshme, jo për interesat e partisë, por për të mbrojtur interesat personale dhe familjare, në kushtet e shpalljes “non grata” dhe përballjes me disa çështje të hapura gjyqësore, ndërsa historia politike e tij, sipas Bejkos, rrezikon ta mbajë mend për keq....