‘Bëhuni polici e shtetit, jo pushtetit’, Balliu thirrje efektivëve: Bashkohuni me ne kundër narko-shtetit
Deputeti i PD Klevis Balliu është sot mes protestuesve para Kuvendit, pasi nuk është në sallën e Parlamentit pas vendimit për përjashtimin me 10 ditë. Balliu u bëri thirrje efektivëve që të bashkohen me protestuesit për të drejtat e tyre dhe të familjeve të tyre, ndërsa shtoi se një polici në mbrojtje të hajdutëve është polici e pushtetit jo shtetit. “Shqipëria na thërret që të reagojmë kundër një pushteti që për 14 vite largoi 1.4 mln shqiptarë për të mbushur xhepat me paratë tuaja. Ka etëm një mënyrë që paratë e qytetarëve të përdoren në dobi të qytetarëve, të largohet kjo qeveri. Analistët e qeverisë përpiqen të justifikojnë një akt që është kërcënimi më i madh për pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë e dëshmitarëve që...
Burimi:
sot.com.al