Begaj viziton në Pukën: Të investohet më shumë në turizëm

Begaj viziton në Pukën: Të investohet më shumë në turizëm

Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Pukë. Ai u takua fillimisht me kryebashkiakun Rrok Dodaj  dhe drejtues të tjerë të vendorë nga të cilët u njoh me problematikat e kësaj zone, nismat dhe mundësitë për zhvillim. Presidenti Begaj përgëzoi Kryebashkiakun Dodaj  dhe për investimin në ruatjen e traditës  në dije e kulturë, për  punën  e kryer në qendrën e fëmijëve dhe ansamblet kulturore të Pukës. Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e autoriteteve dhe sipërmarësve privatë për investimet në sektorët kryesorë të zonës si turizmi dhe bujqësia. Gjatë bashkëbisedimit me autoritetet lokale Presidenti Begaj theksoj rëndësinë e nxitjes se  aktiviteteve ekonomike në Bashkinë e Pukës dhe fokusimin në traditat artizanale. Duke iu refruar karakteristikave të banorëve dhe traditës së hershme tregtare të zonës,...