Begaj uron “Sulltan Nevruzin”, kryeministri Rama mesazh për besimtarët bektashinj
Me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, Presidenti Bajram Begaj uroi nga krygjyshata boterore e bektashinjve të gjithë besimtarët. Kreu i shtetit tha se kjo ditë duhet të shërbejë si thirrje për më shumë shpresë, harmoni dhe mirëkuptim në shoqërinë shqiptare. “Jam këtu te Kryegjyshata Botërore, së bashku me Baba Edmond Brahimaj, për t’u uruar festën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të kenë paqe, begati dhe lumturi në jetën e tyre! Sulltan Nevruzi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut dhe vlerat e tij duhet të mishërohen në jetën tonë të përditshme. Sulltan Nevruzi është lindja e pranverës, lindja e shpresës, lindja e dritës mbi errësirën”, , u shpreh Presidenti i Republikës. Më herët, edhe kryeministri i Shqipërisë,...
Burimi:
vizionplus.tv