Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Në ditën e shenjtë të Pashkës, Presidenti Bajram Begaj vizitoi famullinë e Shëngjinit për të uruar besimtarët e krishterë. I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, deputetë të Partisë Socialiste dhe autoritete të tjera vendore, Presidenti u prit nga famullitari Angjelin Krygja. Gjatë vizitës, kreu i shtetit iu bashkua ritualit fetar në kishë, duke përcjellë mesazhe shprese, besimi dhe solidariteti. “Kjo ditë e shenjtë është një ditë që na bën të kemi një reflektim të thellë shpirtëror dhe një kujtesë të fortë që e mira mbizotëron mbi të keqen. Dashuria dhe sakrifica do të mbizotërojnë jetët tona. Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë,” u shpreh Begaj. Presidenti theksoi se Pashkët sjellin paqe, shpresë dhe bekim...