Begaj uron Fitër Bajramin: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

Begaj uron Fitër Bajramin: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

Presidenti i Republikës, Bajaram Begaj, ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Begaj uron agjërim të pranuar për të gjithë. Postimi i Begajt: Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!