Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Presidenti Bajram Begaj festoi Fitër Bajramin në Golem mes besimtarëve myslimanë, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët. Kreu i shtetit theksoi se vlerat që mbart muaji i Ramazanit, si: përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica, duhet të jenë pjesë e jetës së secilit, në çdo kohë dhe për çdo brez. “Zgjodha të jem në Golem, në këtë xhami të mrekullueshme, për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!”, deklaroi Presidenti i Republikës gjatë vizitës në xhaminë e Golemit. “Vlerat që mbart Ramazani nuk duhet të na shoqërojnë vetëm gjatë këtij muaji. Ato duhet të jenë tonat dhe të na udhëheqin gjatë gjithë ditëve të vitit dhe përgjatë gjithë jetës sonë”, shtoi ai. Kreu i Shtetit uroi për çdo besimtar agjërim dhe lutje të...