Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të enjte Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap. Gjatë këtij takimi, presidenti i Republikës vlerësoi historinë e suksesshme dhe të frytshme të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran të Maltës, si një dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësore. Në takim u shpreh vullnet i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Kreu i Shtetit i përcolli Fra’ John T. Dunlap falënderime për ndihmën e vazhdueshme që Urdhri Sovran i Maltës i ka dhënë Shqipërisë përmes projekteve në fusha të ndryshme, si: shëndetësia, arsimi, ndihma sociale, emergjencat dhe mbrojtja civile, të realizuara nga trupa vullnetare e Malteser Albania, e cila funksionon në vendin tonë prej 3 dekadash. Presidenti Begaj shprehu në...