Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor

Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku u takua me presidenten Siljanovka. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, kreu i shtetit deklaroi se zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor pasi shqiptarët janë faktor shtetformues. “Si presidenti i Shqipërisë, duhet të flisja për rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët këtu janë shtetformues dhe kontribues, konstruktiv. Shqiptarët mbeten faktor kyç për stabilitetin politik. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri mbeten urë bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Shqipëria e konsideron historike marrëveshjen kornizë të Ohrit. Ne besojmë se përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz i shqiptarëve në institucionet shtetërore, zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe dhe ruajtja e mekanzimit të barazisë, janë elementë kryesorë për stabilitetin dhe perspektivën...