Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën
Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij sot në 13 prill në Samitin e Diasporës. Begaj tha se shqiptarët në diasporë janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Ai deklaroi se shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë e shtetit shqiptar. Kreu i shtetit u shpreh se diaspora duhet të jetë pjesë organike e zhvillimit të vendit. “Samiti i Diasporës zhvillohet, në një moment kyç për Shqipërinë, kur po hyjmë në BE. Diaspora duhet të jetë pjesë e mënyrës sesi mendojmë për të ardhmen. Shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë e vendit. Shqiptarët janë kudo, nga majat e AI tek institucionet ndërkombëtare, tek sipërmarrjet e suksesshme, skenat e artit dhe tek universitetet e botës. Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë, që kontribuoni...
Burimi:
javanews.al