Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhej këtë të hënë, 19 janar, për një vizitë zyrtare në Moldavi, nga ku u prit dhe nga homologia e tij, Maia Sandu. Fokusi i diskutimeve ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, sigurinë rajonale, situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe unitetin evropian përballë këtyre sfidave. “Shqipëria mbështet popullin moldav në ndërtimin e një të ardhmeje demokratike, të begatë dhe evropiane, në një kontekst gjeopolitik dhe sigurie mjaft sfidues të shënuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar rus kundër Ukrainës dhe kërcënimet e sigurisë që burojnë prej tij”, – u shpreh Presidenti i Republikës. Krerët e dy shteteve rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në konferenën e mbajtur për gazetarët, Presidenti Begaj dhe Presidentja Sandu konfirmuan angazhimin për bashkëpunim...