Begaj me gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj me gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë një pritjeje të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, në prag të mbylljes së vitit. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe përgjegjësinë e medias në informimin e publikut, duke e cilësuar gazetarinë si “profesionin më të bukur në botë” dhe duke uruar gazetarët dhe familjet e tyre për festa të gëzuara dhe një vit të ri sa më të suksesshëm. “E konsideroj si takim festiv, meqenëse jemi në prag të mbylljes së vitit, por më shumë se sa një takim festiv, është një mirënjohje, një mirënjohje për çfare ju bëni përgjatë gjithë vitit. Në fakt, si çdo vit tjetër, ka qenë i pasur...