Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, po mban sot, 27 shkurt, fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai thekson se “Shqipëria është ndër të parat që ratifikon marrëveshjen për RMV-në në NATO”. Megjithatë, sipas tij, duhet koordinim i përbashkët. “Vlerësojmë mbështetjen e Maqedonisë ndaj Kosovës”, shton më tej. Më herët, ai kërkoi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nga Maqedonia e Veriut, ku përfshihet edhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Në vizitën zyrtare në shtetin fqinj, zhvilloi edhe një konferencë me homologen Gordana Siljanovska-Davkova, ku theksoi se roli i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është shtetformues dhe se përfaqësimi i tyre në institucionet shtetërore duhet të jetë dinjitoz. Presidentja Davkova tha se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do...