Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Begaj dekreton lirimin nga detyra për ambasadorin e Shqipërisë në NATO
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident, Ilir Gjoni. Ilir Gjoni ishte dekretuar ambasador po nga Begaj në vitin 2023, ndërsa sot ka dekretuar edhe lirimin nga detyra. “Dekret për lirim ambasadori nga detyra. Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, D E K R E T O J: Neni 1, Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Presidencës./vizionplus.tv