BE vëzhgon punën e SPAK/ Marta Kos: Po monitorojmë me kujdes rastin ‘Balluku’

BE vëzhgon punën e SPAK/ Marta Kos: Po monitorojmë me kujdes rastin ‘Balluku’

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj korrupsionit. Zyrtarja e lartë evropiane tha se SPAK po bën një punë të shkëlqyer dhe se po monitorohet nga Bashkimi Evropian. “Shqipëria ka bërë një punë të shkëlqyer dhe jemi në procesin kur po ecet drejt standardeve të sundimit të ligjit, dhe situata duket mirë. Por sigurisht ka edhe disa raste, dhe ju keni përmendur rastin e Ballukut, të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes. SPAK-u, agjencia e antikorrupsionit në Shqipëri, po bën një punë të shkëlqyer, dhe është në një farë mënyre normale që ata të zbulojnë raste te tilla. E rëndësishmja është të shihet që nëse këto çështje ekzistojnë, cilat janë reagimet, dhe këtë ne...