BE kërkon hetim të plotë ndaj Ballukut, Balla: Të gjitha afatet do të respektohen!

BE kërkon hetim të plotë ndaj Ballukut, Balla: Të gjitha afatet do të respektohen!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është pyetur nga mediat jashtë Parlamentit në lidhje me hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Balla u shpreh se çështja është në përputhje të plotë me afatet ligjore, ndërsa shtoi se rasti do të shqyrtohet në seancën e radhës në Parlament. I pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian, i cili kërkon hetime të plota në lidhje me Ballukun, Balla theksoi se të gjitha afatet do të respektohen.