“BE kërkon heqjen e imuniteteve”, Bardhi ‘shpërthen’ ashpër: Kuvendi po mbron Ballukun me urdhër të Ramës

“BE kërkon heqjen e imuniteteve”, Bardhi ‘shpërthen’ ashpër: Kuvendi po mbron Ballukun me urdhër të Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Komisionit Europian mbi trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të deputetëve, duke e cilësuar atë si një thirrje të qartë për autoritetet shqiptare që të mos pengojnë drejtësinë. Në një deklaratë publike, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përshëndeti qëndrimin e Komisionit Europian dhe shprehu mirënjohjen për nxitjen që i bëhet institucioneve shqiptare për të vepruar pa vonesa në raport me kërkesat e drejtësisë. Sipas Bardhit, deklarata e Komisionit Europian, ku theksohet se është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij dhe se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për procesin e integrimit europian, përbën një apel të drejtpërdrejtë për...