BE: Jo sulme politike ndaj SPAK! Gonzato kërkon më shumë siguri nga qeveria për fondet e IPARD

BE: Jo sulme politike ndaj SPAK! Gonzato kërkon më shumë siguri nga qeveria për fondet e IPARD

Presionet politike ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri duket të ndalen. Këtë mesazh dha Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato në një intervistë për Deutsche Velle, teksa theksoi se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të larta të vendit. “Ne kemi thënë se, në të vërtetë, gjyqësori dhe sistemi gjyqësor janë bërë më të qëndrueshëm ndaj këtyre sulmeve, edhe sepse është një sistem i pavarur. Por, megjithatë, mendojmë se këto sulme nga politikanët dhe ndërhyrja politike janë diçka që e shohim me shqetësim. Është diçka që nuk duhet të vazhdojë”, tha Gonzato.  Kryediplomati i unionit në Tiranë komentoi dhe çështjen e fondeve të IPARD-it, ku shpjegoi se vendi ynë nuk i ka dhënë ende siguri BE-së në mënyrë që të marrin...