BE-ja për negociatat: Shqipëria mes më të avancuarave
Shqipëria renditet mes vendeve më të avancuara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, vlerëson Komisioni Evropian në një përgjigje ekskluzive për Albanian Post. “Shqipëria është ndër vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit në BE. Brenda një viti ka bërë progres të rëndësishëm dhe ka hapur të gjithë klasterët e negociatave. Kjo tregon një nivel të lartë vendosmërie për rrugën evropiane”, deklaron një zëdhënës i Komisionit Evropian. Në Paketën e Zgjerimit 2025, Komisioni thekson se progresi është i dukshëm, por se procesi kërkon ende reforma të mëtejshme. “Fakti që të gjithë kapitujt e negociatave janë hapur është një shenjë shumë pozitive. Megjithatë, miratimi dhe zbatimi i reformave për mbylljen e kapitujve është më i rëndësishëm dhe do të jetë fokusi i fazës së...
Burimi:
ntv.al