Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

Amullia e krijuar në tregun e basteve online, për shkak se Ministria e Financave nuk miraton aktet nënligjore të ligjit që rregullon këtë aktivitet, nuk është rastësore, por e qëllimshme. Ky denoncim vjen nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila thotë se kjo është një praktikë e njohur për të krijuar hapësira abuzimi dhe, në këtë mënyrë, informaliteti është rritur në nivele alarmante. “Është e zakonshme për këtë qeveri që, bazuar mbi interesa të caktuara, harton ligje bazë dhe më pas e lë situatën abusive, e lë atë në amulli. Hartimi i një ligji pa rregulla të sakta dhe transparente krijon problematika në implementim dhe në institucionet që duhet ta zbatojnë”. Sipas Tabakut, përgjegjësia ka emër, dhe dështimi në hartimin e rregullave teknike...