“Bastardim dhe degradim”/ Korreshi denoncon kushtet në Spitalin e Lushnjës: Mos o Zot me ndodh diçka, 2 javë…

“Bastardim dhe degradim”/ Korreshi denoncon kushtet në Spitalin e Lushnjës: Mos o Zot me ndodh diçka, 2 javë…

Deputeti i PD, Sajmir Korreshi, ka denoncuar edhe një herë tjetër para mediave në spitalin e Lushnjës, kushtet tejet problematike në këtë spital. Mungesa e aparaturave, ulja e buxhetit nga 207 milionë lekë në 2025, në 92 milionë këtë vit (të reja), lëvizja prej 6 muajsh e urgjencës dhe vendosja në katin e parë të maternitetit, në kushte ku shumica e pacientëve marrin shërbim në korridor, si dhe probleme të tjera. “Sot situata është dramatike. Pamjet flasin vetë le të vijnë ta shikojnë. E para duhet ndryshuar statusi nga bashkiak në rajonal. Të ketë më shumë investime, buxhet. Ka diferencë prej 150 mln lekësh. Edhe analizat ia kanë dhënë privatit, janë duke e bastarduar qytetin. Nuk ka as medikamente, ky ka qenë spital i jashtëzakonshëm,...