Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvilluan një takim trepalësh në nivel drejtorësh, lidhur me avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Takimi u mbajt në kuadër të Deklaratës së përbashkët trepalëshe, të nënshkruar më 18 mars 2025 në Tiranë, dhe u fokusua në mundësitë për të forcuar bashkëpunimin në aftësitë mbrojtëse dhe industrinë mbrojtëse, si dhe në ndihmën për avancimin e integrimit euroatlantik. Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, diskutoi mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve të nënshkrueshme të Deklaratës. Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e mendimeve mbi rritjen e bashkëpunimit të përbashkët, trajnimin e përbashkët dhe ushtrimet në fushën e mbrojtjes, si dhe adresimin e kërcënimeve hibride që mund të kërcënojnë stabilitetin e...
Burimi:
javanews.al