“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record”  ka zbuluar detaje nga prapaskenat e zgjedhjeve të vitit 2021. Sipas Nokës, me kërkesë të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ai ka zhvilluar një takim me Sali Berishën për ta bindur që të kandidonte për deputet, në një kohë kur ky i fundit kishte shprehur hezitim. “Në zgjedhjet e vitit 2021, Lulzim Basha më kërkon që të shkoj të bëj një bisedë me Sali Berishën. Që ta bindja të kandidonte për deputet, sepse Berisha kishte një mendje të mos kandidonte dhe na kishte thënë që ‘unë ju mbështes nga jashtë, vazhdoni’. I them: ‘Çfarë duhet t’i them, se për disa kohë na ka thënë kështu, si ta bind?’ Tha:...