‘Barrierat mbrojtëse në rrugën Maliq-Lozhan pa hekur’, Lapaj: Njësoj si me tunelin e Llogarasë, janë mësuar të vjedhin
Sipas tij, barriera mbrojtëse anësore e rrugës është shkëputur lehtësisht, ndërsa në beton – siç pretendon ai – nuk ka asnjë fije hekuri përforcues. “Shihni si është shkëputur betoni sikur të ishte copë biskote, asnjë fije hekur brenda. Kjo duhet të mbajë dherat, gurët, duhet të na ruajë jetën dhe sigurinë”, – u shpreh Lapaj. Ai shtroi pyetjen nëse betoni që mban skarpatet e rrugës duhet të kishte përforcim me hekur, duke e lidhur situatën edhe me pretendime të mëparshme për punimet në tunelin e Llogarasë. Lapaj akuzoi se raste të tilla tregojnë, sipas tij, abuzim me fondet publike dhe mungesë standardesh në ndërtim. Adriatik Lapaj: Shihni rrugën “Maliq-Lozhan”, shihni si është shkëputur betoni sikur të ishte copë biskote, asnjë fije hekur brenda....
Burimi:
sot.com.al