Bardhi zbulon diskutimin e sotshëm në grupin e PS: Rama akuzoi Gjermaninë si armike të Shqipërisë!

Bardhi zbulon diskutimin e sotshëm në grupin e PS: Rama akuzoi Gjermaninë si armike të Shqipërisë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në një studio televizive ka komentuar ndryshimet e shumta në qeveri, të konfirmuara sonte, duke zbuluar, sipas tij, detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që u zhvillua paraditen e sotme. Bardhi tha se, sipas një burimi brenda mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka akuzuar qeverinë gjermane se po punon kundër interesave të Shqipërisë. “Një burim brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS më konfirmon se Rama ka akuzuar qeverinë gjermane se po punon kundër interesave të Shqipërisë. Ka gjetur jo vetëm armikun e brendshëm si SPAK dhe opozitën, por edhe armikun e jashtëm që sipas tij është Gjermania”, u shpreh Bardhi. Sipas tij, Rama ka pretenduar se Gjermania po mbështet drejtësinë shqiptare...