Bardhi: Të adresohet me shpejtësi heqja e imunitetit të Ballukut
Në një deklaratë publike, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përshëndeti qëndrimin e Komisionit Europian dhe shprehu mirënjohjen për nxitjen që i bëhet institucioneve shqiptare për të vepruar pa vonesa në raport me kërkesat e drejtësisë. Sipas Bardhit, deklarata e Komisionit Europian, ku theksohet se është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij dhe se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për procesin e integrimit europian, përbën një apel të drejtpërdrejtë për Kryetarin e Kuvendit. “Ky është një apel i qartë që Kuvendi të mos shndërrohet në pengesë për drejtësinë dhe të përmbushë përgjegjësinë e tij kushtetuese”, theksohet në reagimin e Bardhit. Ai akuzoi Kryetarin e Kuvendit se për tetë javë me radhë ka vepruar, sipas...
Burimi:
ntv.al