Bardhi sulmon Ramën: Akset nuk po i shemb shiu, por tornado e korrupsionit!

Bardhi sulmon Ramën: Akset nuk po i shemb shiu, por tornado e korrupsionit!

Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama mbi situatën dramatike të rrugëve në vend ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili akuzon qeverinë se po përpiqet të fshehë përgjegjësinë pas reshjeve të shiut. Në një reagim publik, Bardhi deklaron se rrugët në Shqipëri nuk po shemben për shkak të motit, por si pasojë e korrupsionit të lartë në ndërtimin e tyre. “Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët,” shprehet Bardhi. Duke e krahasuar me situatën në Portugali të marrë shembull nga kryeministri, Bardhi ka theksuar se atje ka pasur kushte ekstreme atmosferike, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, problemi është abuzimi me...