Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

“Frikë, panik dhe blerje kohe”, kështu e quajti kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se socialistët do të shtyjnë shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut pasi të shprehet Gjykata Kushtetuese për pezullimin e saj nga detyra. “Reagimi i sotëm i Edi Ramës është reagimi i një frikacaku, që e di se rrethi po i ngushtohet. Ai është frikacak, sepse nuk përballet me akuzën, por sulmon ata që e hetojnë. Një kryeministër i pastër, pa lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, sot do të duhej të mblidhte me urgjencë Parlamentin dhe t’i hiqte imunitetin zëvendëses së tij, të pandehur për 1.1 miliardë euro tenderime korruptive”, tha Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale....