Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë
“Prej sot, mazhoranca e Edi Ramës është zyrtarisht kërcënim për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë”. Kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për Belinda Ballukun. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se problemi i Shqipërisë është kryeministri që pengon drejtësinë. “Ata votuan sot kundër SPAK-ut për një arsye të vetme: për të mbrojtur Edi Ramën dhe për t’i vendosur drejtësisë vijën e kuqe se deri ku lejohet të hetojë. Për 10 vjet Edi Rama u tha shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se askush nuk është mbi ligjin, por sot provoi të kundërtën. Prandaj, problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e provave për korrupsionin e Belinda Ballukut. Problemi...
Burimi:
javanews.al