Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: PS nuk ra dakord që të aprovohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: PS nuk ra dakord që të aprovohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

“Po iu them atë që tha prokuroria, në momentin që ndaj Ballukut është kërkuar marrja e masave shtrënguese, ajo rrezikonte dënim prej 10 vitesh, sot që flasim prokurorët shprehen së rrezikon 35 vite. Prokurorët na kanë vendosur në dispozicion se si Balluku siç u shprehën ata është munduar të shkatërrojë provat me dy forma, forma e parë përmes ‘të fortëve’, pra kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë dhe së dyti përmes zyrtarëve të lartë, anëtarë të kabinetit të Ballukut, të cilët kërcënonin me heqje nga puna jo vetëm dëshmitarët, por edhe prindërit apo familjarët e tyre. Së dyti me para për të heshtur dëshmitarët. Prokuroria konfirmoi që nuk bëhet fjalë vetëm për persona të pandehur, por për dëshmitarë dhe për shkak të dijenisë së Ballukut që...