Bardhi nga Berlini paralajmëron: Integrimi europian i Shqipërisë nuk jepet dhuratë, por me meritë dhe transparencë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i shoqëruar nga deputetët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu, zhvilloi një takim në Berlin me Niels von Redecker, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë. Në postimin në facebook, Bardhi shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipëria në rrugën drejt integrimit europianAi theksoi se procesi i integrimit në Bashkimi Europian duhet të bazohet në meritë, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të dëshmojë angazhim serioz në reformat kyçe. Sipas Bardhit, prioritet mbeten lufta kundër korrupsionit, goditja e krimit të organizuar, mosndërhyrja në sistemin e drejtësisë, si dhe garantimi i një qeverisjeje demokratike që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në vijim, ai vlerësoi edhe rolin e Gjermanisë...
Burimi:
sot.com.al