Bardhi: Nëse Kuvendi voton kundër arrestimit të Ballukut, do duhet ta shembim

Bardhi: Nëse Kuvendi voton kundër arrestimit të Ballukut, do duhet ta shembim

Gazment Bardhi ka paralajmëruar protestë përpara Parlamentit ditën kur ligjvënësit do të shqyrtojnë heqjen ose jo të imunitetit të deputetit për Belinda Ballukut. Bardhi tha se në rast se Kuvendi do të votojë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin, protestuesit do e konsiderojnë Kuvendin një bunker i të korruptuarve që duhet shembur. “Ky do të ishte momenti më i rënë në 35 vite demokraci që vë në pikëpyetje ekzistencën e një shteti ligjor në vend. Dua sot të njoftoj që ditën kur Kuvendi do të shqyrtojë mandatin e Ballukut, PD do të thërrasë në protestë qytetarët përpara parlamentit. Nëse shkon skenari i refuzimit, dhe shndërrimin e  Kuvendit në bunker qytetarët do ta trajtojnë kuvendin si bunker ku janë strehuar të korruptuarit dhe do duhet të...