Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dhunën dhe arrestimet në protestë: Jepni shpjegim për përdorimin e lëndëve të skaduara
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, një sqarim zyrtar për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës së opozitës më 24 janar. Në fjalën e tij në Parlament, Bardhi akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për lidhje me krimin e organizuar dhe e përshkroi atë si “ushtar të Suel Celës dhe klaneve të troplinëve”. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar nga policia gjatë protestës, duke theksuar se efektet e tij vazhdojnë të ndikojnë edhe pas ngjarjes. “Tregoni se sa serioz jeni ju kryetar se propozimi që vjen nga PS është të heqim ligjet nga rendi i ditës se duhet t’i konsultojmë me KE. Kjo ishte arsyeja për...
Burimi:
vizionplus.tv