Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Qeveria një rrezik për integrimin në BE

Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Qeveria një rrezik për integrimin në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, kanë përmbyllur një vizitë zyrtare në Berlin, me një takim në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, me Ministrin e Shtetit për Europën Gunther Krischbaum. Deputetët e opozitës i kanë shprehur zyrtarit të lartë të Qeverisë Federale mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania po i jep integrimit europian të Shqipërisë, në një proces që bazohet në meritë dhe arritjen e standardeve. Megjithatë nga ana tjetër Bardhi dhe Tabaku kanë shprehur shqetësimin se shqiptarët e duan Europën, por qeveria po e largon Shqipërinë prej saj. “Integrimi në BE nuk është propagandë, por standarde dhe meritë. Dhe sot, këto standarde po shkelen nga Edi Rama. Barazia përpara ligjit po...