Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi replikoi në Kuvend me homologun e tij të PS-së Taulant Balla lidhur me të drejtën e institucioneve të drejtësisë për të pezulluar ministra të qeverisë. Bardhi u shpreh se nuk mund të japë leksione për ndarje pushtetesh një person që është kapur në përgjime teksa ndërhyn te prokurori i SPAK-ut për t’i liruar pronat e sekuestruara babait të Suel Çelës. Bardhi kërkoi nga drejtuesi i SPAK-ut që t’i çojë përpara hetimet për këtë çështje. “Të flasë për ndarje pushtetesh njeriu që është kapur në përgjime të SPAK tek ndërhyn te prokurori i SPAK-ut dhe drejtori i përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës, kapos së bandës së Elbasanit...
Burimi:
javanews.al