Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me korrupsionin, duke deklaruar se koha ka provuar se sa më shumë që kreu i qeverisë mohon një problem, “aq më thellë është i zhytur në të dhe aq më shumë zvarritet për ta mbrojtur”. Ai shtoi se problemi qëndron se me “zvarritjen” e kreut të qeverisë, bashkë me të “zvarriten edhe shqiptarët”. Sipas tij, duke mohuar realitetin e krimit dhe korrupsionit, Rama po shmang përgjegjësinë, ndërsa njëkohësisht po dekurajon e intimidon drejtësinë, duke thelluar krizën dhe vonuar zgjidhjen e problemeve në Shqipëri. Reagimi Koha ka provuar se sa më shumë që Edi Rama mohon një problem, aq më thellë është i zhytur...
Burimi:
javanews.al