Bardh Spahia: Propagada nuk e than ujin! Korrupsioni po na përmbyt!

Bardh Spahia: Propagada nuk e than ujin! Korrupsioni po na përmbyt!

Bardh Spahia: Propagada nuk e than ujin! Korrupsioni po na përmbyt! Deputeti i PD, Bardh Spahia akuzon qeverinë se përmbytjet e fundit nuk janë pasojë e një fatkeqësie natyrore, por rezultat i keqqeverisjes dhe korrupsionit. Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se, pavarësisht ndalimit të reshjeve, pasojat e rënda mbi familjet dhe fermerët tregojnë dështimin e institucioneve për të mirëmbajtur kanalet kulluese, argjinaturat dhe hidrovoret, për të cilat, sipas tij, fondet janë vjedhur ose investimet kanë mbetur fiktive. Spahia kritikon ashpër propagandën qeveritare dhe kronikat mediatike që, sipas tij, fshehin realitetin në terren, ndërsa qytetarët përballen me humbje të mëdha. Ai kërkon ndihmë dhe dëmshpërblim të menjëhershëm për të prekurit dhe thekson se çdo fond i vjedhur duhet t’u kthehet qytetarëve, duke paralajmëruar...