Banorët e Tërovës protestojnë për ujin e pijshëm: Ka 15 ditë ka një erë të rëndë, nuk e pimë dot
Banorët e fshatit Tërovë kanë protestuar ditën e sotme për ujin e pijshëm, i cili sipas tyre prej rreth dy javësh është i pakonsumueshëm. Ata shprehen se uji ka një erë shumë të rëndë dhe nuk mund të përdoret as për konsum, as për gatim. “Ujë kemi, 24 orë, por ka 15 ditë ka një erë të rëndë, ne nuk e pimë dot. Këta që janë kompetentë duhet të vijnë dh eta gjejnë shkakun. Ne po blejmë ujë, është kosto për ne pensionistët”, thotë një banor. Banorët e fshatit Tërovë, së bashku me ata të fshatit Pendavinj, rreth 1 500 banorë në total, thonë se në këto kushte janë detyruar të blejnë ujë për nevojat e përditshme, gjë që ka rritur ndjeshëm shpenzimet e tyre....
Burimi:
sot.com.al