Banorët e Durrësit takim me Ramën për projektin TID/ Deputetët e PD të pranishëm: U refuzuam të jemi në mbledhje

Banorët e Durrësit takim me Ramën për projektin TID/ Deputetët e PD të pranishëm: U refuzuam të jemi në mbledhje

Qytetarët e Durrësit kanë nisur sot një takim me zyrtarët e bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin TID. Mësohet se në takim kanë kërkuar të jenë të pranishëm dhe deputetët demokratë Igli Cara dhe Arjan Ndoji, por nuk janë lejuar. Në një deklaratë për mediat, ata kanë deklaruar se për këtë takim, janë lajmëruar nga banorët. “Jemi lajmëruar nga banorët, me statusin e deputetit kërkuam të jemi të pranishëm në takim por na u refuzua kërkesa nga garda. Kjo është e paligjshme. Është në vazhdën e mungesës së diskutimeve për këtë projekt. Ligji e thotë qartë që askush nuk ka të drejtë të prekë pronën. Kjo është pasuri e shqiptarëve. Kjo është vjedhje e pronave. Jua marin qytetarëve dhe ja japin privatit...