Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Banorët e Durrësit në protestë/ Kuçana: Në bashki vepron grup i strukturuar kriminal, SPAK ta hetojë Emirjana Sakon
Ish-kandidatja për deputete në listën e hapur të PD në qarkun e Durrësit, Ilirjana Kuçana, në fjalën e mbajtur gjatë protestës së banorëve të përmbytur në qytetin e Durrësit, lëshoi akuza ndaj drejtuesve të bashkisë, ku akuzoi direkt Emirjana Sakon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Kuçana tha se SPAK duhet të hetojë përgjegjësit e dëmeve që i janë shkaktuar banorëve nga përmbytjet. “Dy prindërit e mi janë përmbytur. Në 2025 kam bërë një kallëzim në SPAK për përmbytjet. Por SPAK e ka deleguar në Durrës për moskompetencë, por ata janë grup i strukturuar kriminal dhe Emirjana Sako duhet të jetë pjesë e hetimit të SPAK. Por përmbytjet dhe dëmshpërblimin e kanë sjellë në Durrës dhe prokurorët e kanë larë me verën e Ergys...