Banesa të përmbytura e banorë në qiell të hapur, Rama vijon talljen dhe justifikimet: U përmbyt edhe Stambolli
Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim” ku së pari foli në lidhje me situatën e rëndë ku vendi ynë është prej ditësh tashmë me përmbytjet. “Nuk ka prekur vetëm vendin tonë, të paktën jo për arsyet që ziejnë tenxheret mediatike por një hartë të gjerë, deri në Stamboll ku kishte pamje apokaliptike. Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një valë të ngrohtë nga Mesdheu që ka sjellë këtë situatë.Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verëra të nxehta, por edhe stinë të pa qendrueshme dhe mot këmbëngulës. Më shumë zjarre dhe përmbytje, është tashmë një kuadrat i ri i klimës ku jetojmë”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al