“Balluku”, zbulohet data kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve
Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 23 shkurt në orën 10:00 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Socialistët janë shprehur se do të prisnin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe botimin e tij në Fletoren Zyrtare. Kushtetuesja nuk arriti dot shumicën për rastin e Ballukut, duke u ndarë 4-4, çka bëri që kërkesa e kryeministrit Edi Rama të rrëzohej, ndërsa mbeti në fuqi vendimi i marrë nga GJKKO në muajin nëntor, për pezullimin nga detyra të Balluku, e marrë e pandehur, për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe.
Burimi:
vizionplus.tv