Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Balluku takime me oligarkun e Berishës, përgjimet nxjerrin zbuluar pazaret për Thumanë-Kashar, si zv/kryeministrja …
Ka një ngjarje shumë të rëndë, për të cilën po heton SPAK-u dhe e cila përmendet edhe në dosjen e dorëzuar në Kuvend, ku kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut. Por për këtë ngjarje, çuditërisht, Sali Berisha dhe mediat e paguara prej tij heshtin. Një heshtje që dëshmon në mënyrë flagrante standarde të dyfishta dhe selektivitet të opozitës, por edhe lidhje interesash me disa oligarkë. Bëhet fjalë për koncesionin e dyshimtë Thumanë–Kashar, i fituar për më shumë se 245 milionë euro nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj, financues historik i familjes Berisha. “Unë po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kasharin”, i thoshte 15 qershorin e vitit 2021, Belinda Balluku vartësit të saj, drejtorit të atëhershëm të ARRSH, Evis Berberit, pas një takimi që ministrja kishte...