Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve të qarta!
Gazetarja Danjela Maloku tha se reagimet e ndërkombëtarëve për rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, ishin shumë të forta. Maloku, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, u shpreh se ndryshe nga herët e tjera, kur ndërkombëtarët zgjidhnin të heshtnin ose të jepnin mesazhe të koduara, këtë herë qëndrimet kanë qenë shumë më të drejtpërdrejta duke theksuar se qeveria ka gabuar. Sipas saj, reagimi i Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se qeveria shqiptare nuk ka vepruar drejt në këtë rast. Gazetarja shtoi se kryeministri Edi Rama ka qenë i vetëdijshëm për qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë, por sipas saj nuk e ka parashikuar që reagimi do të ishte kaq publik dhe i drejtpërdrejtë. Pjesë nga biseda: Borakaj:...
Burimi:
vizionplus.tv