‘Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”/ Bardhi: Jemi pro SPAK për arrestimin e saj
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka njoftuar se sot do të depozitohet në Kuvend raporti i dalë nga Këshilli i Mandateve për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Përmes një deklarate, Bardhi bëri të ditur se Grupi Parlamentar i PD-së është pro kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes. “Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do...
Burimi:
ntv.al