“Balluku”, Rama: S’është nën akuzë as për korrupsion e as për vjedhje

“Balluku”, Rama: S’është nën akuzë as për korrupsion e as për vjedhje

Në fillim të fjalës së tij pas prezantimit të raportit të PS për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e Belinda Ballukut, Rama tha se nuk është akuzuar as për vjedhje e as për korrupsion.Ai e quajti “turravrap të pakuptueshëm” pezullimin e saj, që e cilësoi si “masë absurde” pasi pezulloi funksionin. “Ndaj saj është ngritur një akuzë që në vitin e shkuar jo për vjedhje, jo për korrupsion e gjësendi tjetër të lidhur me një skenë krimi ose flagrancë, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer veprën penale pabarazi në tenderë publike 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt krejt...