Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Këshilli i Mandateve do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, vetëm pasi të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese për çështjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra.“Nuk ka asnjë gjasë që ne ta shqyrtojmë kërkesën e prokurorëve për masa ekstreme, pa mbaruar një herë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rama gjatë podcast-it të tij “Flasim” të dielën në mëngjes. Seanca e gjykimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese është parashikuar të zhvillohet më 22 janar.