“Balluku”, Rama mbledh grupin e PS, takimi të enjten bashkë me qeverinë, pritet vendim për çështjen e imunitetit
Qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, do të vuloset ditën e enjte. Kryeministri Edi Rama do të mbledhë grupin parlamentar së bashku me qeverinë në Pallatin e Brigadave, ku diskutimet do të bazohen mbi raportin që do të paraqitet nga socialistët në seancën parlamentare pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Raportin e shumicës do ta hartojë Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve, njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Imunitetit. Tashmë me mosdakordësinë e palëve, opozita dhe mazhoranca do të shkojnë me raporte të ndara, ku demokratët ishin të prerë në qëndrim dhe lajmëruan se do të rekomandojnë heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ndryshe deklaruan socialistët. Të hënën ishte kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili nuk dha...
Burimi:
vizionplus.tv